20-05-2024

Në Landovicë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

Në 23 vjetorin e betejës së Landovicës, janë përkujtuar 7 dëshmorët dhe 15 martirët e këtij lokaliteti me homazhe në varret ku ata prehen të qetë dhe përmes një tubimi përkujtimor,  Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se, muaji mars është koha e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve, dhe ne me nderimin që bëjmë duhet të frymëzohemi më tepër që të punojmë dhe ta zhvillojmë Kosovën.

Ish- komandanti i brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, Nehat Basha, tha se, ndjehet krenar që për bashkëluftëtarë kishte trima nga Landovica, dhe shtoi se duke e kujtuar të kaluaren tonë të lavdishme e ardhmja do të jetë më e ndritshme.

Në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të betejës së Landovicë, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve, si dhe në kuadër të manifestimit përkujtimor është shfaqur edhe një program i pasur artistik, raporton Televizioni i Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.