21-11-2024

Në lumin Mirusha rritet niveli i ujit , depërton në disa rrugë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha,

Shkaku i kësaj situate, ata kanë reaguar në mënyrë që të parandalohen vërshimet.

Njoftimi i plotë:

Gjatë pasdites së sotme, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur përsëris. Për të parandaluar vërshimet, komuna ka ndërhyrë në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura, dhe të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri, dhe gjendja është e menaxhueshme.

Njëra nga pikat ku është intervenuar sot, është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.

Momentalisht, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, dhe në urën mbi lumin Mirusha.

Asnjë koment

Comments are closed.