21-11-2024

Në Malishevë mbahen gara në volejboll

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, është duke mbajtur garat në volejboll për vajza dhe djem, me ekipet fituese nga rajonet e Kosovës. Këto gara, federata është duke i mbajtur në qytetin e Malishevës, përkatësisht në sallën e sporteve “Habib Zogaj” dhe sallën e sportit në gjimnazin “Hamdi Berisha”.

Garat në mes shkollave fituese nga të gjitha regjionet e Kosovës, i kanë përcjellë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Besartë Kryeziu-Ramaj dhe zyrtari komunal i sportit, Albert Morina. Këta janë shoqëruar edhe nga kryetari Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Adrian Telaku, i cili gjithashtu i ka përcjellë nga afër zhvillimin e garave shkollore në volejboll për vajza dhe djem.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar mbajtjen e garave në qytetin e Malishevës, duke e quajtur edhe privilegj, por edhe një e mirë, pasi Malisheva është shndërruar në një qendër të sportit shkollor dhe çdo ditë e më shumë ka aktivitete sportive, por edhe sporti në përgjithësi në Malishevë, çdo ditë e më shumë po tregon rezultate.

Asnjë koment

Comments are closed.