24-04-2024

Muharremaj inspekton pastërtinë në rrugë dhe lumin e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar nivelin e  pastërtisë së rrugëve të qytetit dhe të shtratit të lumit. Ai këtë veprim e bëri në mëngjës ku ka shikuar pastërtinë edhe skaj trotuarëve të rrugës kryesore.

Muharremaj është zotuar se do të mbaj të pastër qytetin dhe komunën. Ai vetë duhet të bindet për këtë dhe nuk përton që të inspektojë këto pjesë gadi çdo mëngjes dhe gjatë ditës.

Në njoftimin e komunës, thuhet se kryetari zakonisht mëngjeseve kur shkon në punë, kryetari rrugën e përshkon në këmbë nga hyrja në qytet deri te objekti i Komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.