25-04-2024

Kapen 5 kilogramë drogë në Vërmicë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 5.3 kilogramë drogë të llojit marihuanë në Vërmicë, pikëkalimi kufitar me Shqipërinë.

Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogën nga Shqipëria me veturën Golf.

Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit të DHTN-Prizren, për hetim të rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.