Në Malishevë një punëtor e prenë shputën e këmbës derisa punonte
Një person në Komunën e Malishevës e ka lënduar-prerë shputën e këmbës në vendin e punës, andaj ka kërkuar ndihmë në QKMF-në e Malishevës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, për shkak të natyrës së lëndimit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë.
“Viktima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes./GazetaePrizrenit.net