25-04-2024

Në Malishevë një punëtor e prenë shputën e këmbës derisa punonte

Një person në Komunën e Malishevës e ka lënduar-prerë shputën e këmbës në vendin e punës, andaj ka kërkuar ndihmë në QKMF-në e Malishevës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, për shkak të natyrës së lëndimit  është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore  në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.