19-04-2024

Në mbështetje të motrave të mia shqiptare!” Bebe Rexha na ëmbëlsoi ditën me gjestin e saj për Dua Lipën dhe Enisën

Bebe nuk e ka fshehur kurrë suportin e saj për artistët e tjerë shqiptarë që kanë prekur tregun ndërkombëtar dhe kështu ka bërë së fundmi.

Nëpërmjet dy Instastory-ve ajo ka treguar suport maksimal ndaj Enisës dhe Dua Lipës (në bashkëpunim me Miley Cyrus), që kanë publikuar ditën e sotme projektet e tyre të reja.

Do i suportoj motrat e mia shqiptare”- ka shkruar Bebe krah videos së Enisës, teksa krah videos së Duas shkruan: “Shumë nxehtë!”

Enisa është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare e vendosur në New York dhe prej vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar.

Këngët e saj janë kthyer në hite, duke spikatur për vokalin dhe origjinalitetin.

“Dumb Boy” quhet kënga e saj më e re, në të cilën Enisa vjen në rolin e një vajze që sapo i ka dhënë fund një lidhjeje nga e cila ka dalë më e fortë.

Ndërkohë, Dua bashkoi forcat me Miley Cyrus për këngën “Prisoner”, që me të vërtetë ka shkaktuar shumë impakt.

Ndryshe nga Enisa, dy gocat ndodhen “të burgosura” në ndjenjat dhe mendimet për dikë që nuk e meriton dashurinë e tyre.noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.