26-04-2024

Në mesnatë afati i fundit për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga Thaçi

Pas pak, përfundon afati ligjor për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga ana e Presidentit të Kosovës.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka konfirmuar për KTV-në se afati ligjor për nënshkrimin e këtij ligji përfundon në mesnate, dhe se deri në përfundim të orarit nuk kanë marrë asnjë shkresë nga Presidenti Thaçi.

Përkundër insistimit disa orësh, zyrtarët për media të Zyrës së Presidentit, Adil Behrami e Artan Behrami nuk i janë përgjigjur interesimit për veprimin e Presidentit.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që ligji hyn në fuqi, nëse Presidenti as nuk e kthen e as nuk e nënshkruan. Kjo ndodhë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Kushtetuta e Kosovës, Neni 80 – Miratimi i Ligjeve ndër të tjera thotë se “Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”.

Ligji është paraparë të hyjë në fuqi 9 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

 

Asnjë koment

Comments are closed.