Dy të rinj nga Kosova janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin tip “Volkswagen” kishin 18.000 franga zvicerane dhe 9. 150 euro. Mësohet se ata këto para i kishin të padeklaruara dhe si pasojë u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Tashmë, prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve të policisë kufitare referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë 22 vjeç dhe 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al