Në Mushtisht të Suharekës zbulohen shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit
Në fshatin Mushtisht të Suharekës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, janë zbuluar shtatoret e e patriotëve të shquar shqiptarë Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.
Të pranishëm në këtë përurim ishin ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisu, ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Marin Mema.
Të pranishëm ishin edhe qindra qytetarë nga ky fshat, si dhe nga niveli komunal.
Kjo iniciativë ka ardhë me vullnetin e banorëve të këtij fshati.