17-05-2024

Në ndeshjen Ylli-Rahoveci përleshje mes tifozëve? (video)

Kthehen në sallë basketbollistët e Rahovecit, takimi pritet të vazhdojë

 20:56Janë kthyer basketbollistët e Rahovecit në sallë dhe tani pritet që ndeshja të vazhdojë, pas 20 minutash, transmeton koha.net.

 20:53Pritet zbrazja e sallës, tifozët përleshen mes vete në Suharekë

Ka nisur përleshja mes tifozëve të Yllit dhe Rahovecit në sallën “13 qershori” në Suharekë.

Tashmë në mes tyre ka ndërhyrë policia e cila ka nisur të zbrazë sallën.

 20:40Ndërpritet ndeshja Ylli – Rahoveci pas gjuajtjeve nga tifozët

Është ndërprerë në periudhën e tretë ndeshja e basketbollit mes Yllit dhe Rahovecit në Superligën e Kosovës.

Lojtarët e Rahovecit kanë lëshuar sallën pas gjuajtjeve të mjeteve të forta nga publiku vendas.

Rezultati në momentin e ndërprerjes ishte 66:55, katër minuta para mbylljes së çerekut të tretë./koha.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.