Në një fshat të Suharekës, në veturë gjenden lloje të ndryshme të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasditën e djeshme në Bukosh të Suharekës.

Indeksonline ka siguruar fotografinë e ngjarjes kur policia ka ndaluar një veturë të modelit Golf 2, dhe pas kontrollit të detajuar janë gjetur lloje të ndryshme të narkotikëve.

Nga kontrolla e Policisë janë konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore dixhitale, një pako rrizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta , dy telefona dhe vetura.

Poashtu gjatë kontrollit të shtëpisë se njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe 0.70 gram substancë narkotike marihuanë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/