Në Piranë të Prizrenit arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
Një person është arrestuar nga policia në fshatin Piranë të Prizrenit.
“Arrestimi i tij është bërë sipas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë”, thuhet në raportin policor, pa dhënë hollësi të tjera, se për çfarë kërkohej ai.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/