24-04-2024

Theret një person në Prizren, dërgohet në QKUK

Në raportin e policisë, thuhet se një i dyshuari, shqiptar për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person, por nuk është dhënë identiteti i personave të përshirë në incident, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën “Papa Gjon Pali”, në Prizren.

Drejtori i policisë  për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, ka thënë se duke ju referuar të hetimeve fillestare, del se të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshje të mëhershme, dhe se kanë lënë një takim, i cili përfundoi në incident, percjell “GazetaePrizrenit.net”.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Asnjë koment

Comments are closed.