04-05-2024

Në Prizren arrestohet edhe një pronar i lokalit

Në Prizren raportohet edhe një person, afarist të arrestuar për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës.

Në cilësinë e pronarit të lokalit, policia e ka arrestuar atë meqenëse siç njoftohet, gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë”.

“Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt, sipas procedurës, inspektorët komunal kanë mbyllur lokalin me vulë”, njoftoi Policia.

Një ditë më parë, ndërkaq është arrestuar një person tjetër, për të njëjtat arsye.

Në të dyja rastet, policia nuk ka dhënë detaje rreth lokacionit të saktë, të të arrestuarve./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.