23-10-2024

Në Prizren arrestohet një diler, i gjenden disa lloje drogash

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 23 në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Referuar njoftimit, fillimisht policia ndaloi veturën e tij për një kontroll rutinë dhe më pas i janë gjetur dhe konfiskuar 4.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 0.89 gram Kokainë, 1.12 gram Hashash, 270€ para kesh, një brisk, një telefon dhe automjeti.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në punëtori i janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, një grinder, 4.72 gramë Marihuanë, 1.31 gr Kokainë, një pistoletë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.