20-04-2024

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata e Drenasit (ish-Gllogocit)

Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte fletarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Gllogoc, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në vuajtje dënimit në burgun e Dubravës.

Ndërkaq, në Prizren është arrestuar edhe një person tjetër, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore  në Prizren.

“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimi në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin policor. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.