Fitores së ekipit të Zvicrës ndaj Serbisë, sikur shqiptarët në tërë botën i janë gëzuar edhe prizrenasit.
Menjëherë pas ndeshjes ata kanë dalë për xhiro me automjete duke defiluar për fitoren e ekipit, në të cilën ishte dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike e mposhtën Serbinë.
Po ashtu një numër i qytetarëve është mbledhur edhe nëpër rrugë dhe qendrën e qytetit, në shatërvan, duke festuar. Ata me sirena dhe makinave, fishkëllima dhe me brohoritje janë duke shprehur entuziazmin për gëzimin që na dhuruan futbollistët shqiptarë./gazetaeprizrenit.net/