Në Prizren digjet një market
Mbrëmë në komunën e Prizrenit është djegur një market, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit nga Policia, sipas ankuesit zjarri është shkaktuar nga dy frigoriferë, por nuk ka të lënduar.
Në raportin 24 orësh të policisë nuk jepen shumë detaje.
“Prizren 29.12.2022-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në market është shkaktuar një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e KEDS si dhe njësiti i zjarrfikësve te cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit zjarri është shkaktuar në dy frigoriferë. Vlera e dëmit të shkaktuar për momentin nuk dihet. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.