18-05-2024

Tre meshkuj e një femër i sulmojnë katër policë në Prizren

Tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Prizren, pasi kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Katër zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësorë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit policor, njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Raporti nga PK:

“Prizren 29.12.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Katër zyrtar policore kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

P. S Foto nga arkivi

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.