24-11-2024

Në Prizren dy persona e rrahin një tjetër, ‘mollë sherri’ dyshohet se ishte fjalosja mes fëmijëve

Një rast i lëndimit trupor ka ndodhur dje në Prizren, ku dy persona e kanë rrahur një tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit, të cilët kanë dhënë detaje.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Vesel Gashi, motivi i rrahjes dyshohet të ketë qenë një fjalosje mes fëmijëve, ku dy të dyshuar e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

 

Ai njoftoi se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në ndalim, ndërsa personi tjetër është ende në kërkim.

“Një person është i ndaluar tjetri është në kërkim për shkak të një lëndimi trupor që ka ndodh në Prizren. Sipas informatave, deri te kjo ka ardhur si pasojë e një fjalosje mes fëmijëve”, tha Gashi.

Lexo edhe:

Formimi i Komisionit për drejtorë, sinjal për pikëkthesë në shkollat e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.