24-11-2024

Në Prizren gjobiten 82 persona dhe dy biznese për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia në rajonin e Prizrenit së bashku me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, ku edhe janë shqiptuar 82 gjoba personave fizik, 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 91 lokale dhe biznese të ndryshme, si dhe për mosrespektim të orarit të punesë janë shqiptuar dy gjoba prej 500 euro.

Sipas Policisë, ky aktivitet është kryer nga 14 deri më 17 shkurt, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19).

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren. Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion, si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer. Po ashtu, Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, falënderon qytetaret e rajonit të Prizrenit për bashkëpunimin e treguar gjatë realizimit të detyrave policore me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, ku theksohet se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.

Asnjë koment

Comments are closed.