Në Prizren lind foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake”, ka thënë ai për Express.
“Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”
Ndryshe, një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.
Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.
Tërmeti 6.4 shkallë Richter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale. /Express/