Veshja tradicionale hasjane i dorëzohet sektorit etnologjik të LSHP (VIDEO)

Muzeut Etnologjik të Prizrenit i cili ndodhet në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i është dorëzuar veshja tradicionale e gruas hasjane. Gentiona Gigollaj- Shala, ka qenë përfituese e projektit ” Veshja Tradicionale e Gruas Hasjane” nga ministria e Kulturës, me ç’rast sektorit etnologjik të Komplesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i është dorëzuar veshja tradicionale e gruas hasjane.

Ajo thotë se ky projekt ka patur për qëllim mbledhjen dhe kompletimin e një kostumi të veshjes së gruas hasjane. Ajo shton më tej se ky projekt i kontribuon etnografisë dhe trashëgimisë sonë të pasur kulturore, dhe ka njoftuar se kontribut në realizimin sa më të mirë të projekti kanë dhënë edhe 10 gra hasjane.

Përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare, Parim Kosova, tha se dorëzimi i kësaj veshje tradicionale të gruas hasjane e pasuron sektorin etnologjik të këtij institucioni. Ndryshe, kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë para shënimit të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mirëpo për shkak të ngjarjeve të shumta që ndodhen si pasojë e tërmetit tragjik në Qarkun e Durrësit, nuk kemi mundur ta realizojmë gjatë atyre ditëve./tvpz