18-05-2024

Në Prizren mbahet dëgjim publik rreth Projektligjeve për FSK-në

Në Prizren është mbajtur një dëgjim publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ndër të tjera ka theksuar se është i rëndësishëm edhe opinioni i prizrenasve, në mënyrë që këto projektligje të jenë më të mira për FSK-në e cila në të ardhmen parashihet të bëhet ushtri.

Në këtë kontekst deputeti Rexhep Selimi ka thënë se një organizim i tillë në Prizren, tregon se FSK do të jetë një urë lidhëse ndërmjet komuniteteve që jetojnë këtu.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se tashmë Kosovë është e gatshme që ta ketë ushtrinë.

Kuvendi i Kosovës, ditë më parë ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Folësit në Prizren janë shprehur se pakoja e ligjeve do të kalojë në lexim të dytë, sikurse ndodhi në leximin e parë.

Asnjë koment

Comments are closed.