23-04-2024

Në Prizren mbyllen 11 biznese, të cilat s’respektuan vendimin e Qeverisë

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, sot ka mbyllur 11 biznese, të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Në njoftimin e komunës së Prizrenit, thuhet se hapat e tillë të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkundër njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit.

“Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit.

Në një pikë kontrolli sot inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.

Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit,” thuhet në këtë njoftim. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.