Në Prizren ndërroi jetë Dr. Sherif Krasniqi, veteran i luftës së UÇK-së
Sot në Prizren, në moshën 61 vjeçare u nda nga jeta, doktor Sherif Krasniqi, nga fshati Leskovec. Ai ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Dr. Krasniqi ishte i angazhuar edhe në mjekimin e plagëve të ushtarëve në dy luftëra, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Vrrinit, dhe të atyre të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Nëpër rrjete sociale janë shpërndarë lajme me foto nga familjarë, shokë, kolegë, e bashkëluftëtarë, ku shprehet dhembje dhe mirënjohje për kontributin e tij.
Sipas familjarëve, varrimi i tij do bëhet të martën (06.02.2024), në ora 13:00 në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë./Gazeta e Prizrenit