19-05-2024

Në Prizren ndërroi jetë Dr. Sherif Krasniqi, veteran i luftës së UÇK-së

Sot në Prizren, në moshën 61 vjeçare u nda nga jeta, doktor  Sherif Krasniqi, nga fshati Leskovec. Ai ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Dr. Krasniqi ishte i angazhuar edhe në mjekimin e plagëve të ushtarëve në dy luftëra, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Vrrinit, dhe të atyre të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nëpër rrjete sociale janë shpërndarë lajme me foto nga familjarë, shokë, kolegë, e bashkëluftëtarë, ku shprehet dhembje dhe mirënjohje për kontributin e tij.

Sipas familjarëve, varrimi i tij do bëhet të martën (06.02.2024), në ora 13:00 në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.