05-05-2024

Në Prizren ndërroi jetë veterani i arsimit, ish-zv/drejtori i gjimnazit “Loyola”

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, veterani i arsimit prizrenas, profesori i gjuhës angleze Mark Gojani, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka dhënë një kontribut ndër vite në arsim, që nga angazhimi në shkollën ekonomike “Ymer Prizreni” e deri në pension, ndërsa është përballur edhe me përkeqësim të shëndetit.

Pas lufte ka punuar edhe si përkthyes në misionet ndërkombëtare në Kosovë.

Që nga themelimi, me 2007 deri më 2015 ka qenë edhe zv/drejtor në gjimnazin privat “Loyola” në Prizren.

Profesor Gojani është marrë edhe me krijime, kryesisht poezi dhe me tekste këngësh, përfshirë edhe ato në gjuhën angleze.

Nëpër rrjete sociale janë përshkruar fjalë respekti nga miq, kolegë e bashkëpunëtorë, duke e vlerësuar atë si njeri me vlera të larta fisnikërie, ndershmërie e profesionalizmi. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.