Në Prizren ndërron jetë profesori Nexhmedin Ramadani
Në Prizren ka ndërruar jetë Nexhmedin Ramadani, profesor i Gjuhës Angleze.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, por edhe Partia Fjala, në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tyre.
Prof. Ramadani ka qenë kryetar i shoqatës për mbrojtjen e zogjve dhe natyrës “Finch”.
Në vitin 2017 ishte kandidat për deputet nga Partia Fjala në zgjedhjet e vitit 2017 dhe kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet e vitit 2017.
Njoftohet se varrimi bëhet sot me datë 04.12.2019 (e Mërkure) në drekë. /GazetaePrizrenit.net