07-05-2024

Prizrenasi i dehur përleshet me gruan dhe ia vë flakën shtëpisë

Një prizrenas është arrestuar meqenëse pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, derisa ishte në gjendje të dehur ia kishte vënë flakën shtëpisë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nën ndikim të alkoolit ia kishte vënë flakën shtëpisë së tij”, njoftoi Policia.

Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.