07-05-2024

Prizren: Një këmbësore goditet nga vetura

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Prizren, ndërsa shoferi është larguar raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë rasi ka ndodhur dje pasdite në rrguën “Jusuf Gërvalla”.

“Raportohet se një person i panjohur deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij e godet këmbësoren femër K/Shqiptare dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit dhe me pas është liruar ne shtëpi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.