24-04-2024

Në Prizren ngritet aktakuzë ndaj 17 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se për një ditë kanë ngritur 73 aktakuza ndaj 80 personave në Kosovë.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 8 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 personave të dyshuar.

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.