24-11-2024

Në Prizren nis solidariteti ndaj zonave të prekura nga tërmetit në Turqi

Pas tërmetit në Turqi, mbrëmë në Prizren është mbajtur një takim me pjesëmarrjen e organizatave joqeveritare për grumbullimin e ndihmave me iniciativën e Shoqatës “ Esnaf” dhe KDTP.

Pas takimit, kryetari i SHBZ “ Esnaf”, Varis Xhejlani, tha se tragjedia që solli tërmeti shkatërrues në Turqi na ka tronditur thellë, andaj sonte jemi mbledhur për të diskutuar mundësitë e ofrimit të ndihmës për popullin dhe shtetin e Turqisë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i KDTP-së, Fikrim Damka, i cili tha se të gjithë ne duhet të japim kontribut solidar për të mbështetur në këtë kohë tejet të rëndë Turqinë.

Përmes këtij takimi u apelua që kjo iniciativë të mbështetët për t’u solidarizuar me zonat e prekura nga tërmeti dhe shteti i Turqisë.

Të gjitha bizneset dhe qytetarët , të cilëve asnjëherë nuk iu mungon humanizmi, dhe që duan të mbështesin këtë iniciativë mund ta bëjnë një gjë të tillë në këtë numër të xhirollogarisë si më poshtë.

Emri i llogarisë: ESNAF CTBA
Emri i Bankës: Ziraat Bank Kosova
Iban – Numri i llogarisë: XK05 2202 1301 0021 0059
SWIFT CODE: TCZBXKPR /tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.