Në Prizren përkujtohet aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu

Të martën, është nderuar jeta dhe vepra e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Edhe këtë vit, me nga një lule në dorë të cilat më pas janë hedhur në Lumbardh, miq, dashamirë, qytetarë e disa zyrtarë të institucionëve , ishin tubuar në sheshin e Lidhjes në Prizren, për të shënuar 11 vjetorin e shuarjes së aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, në kujtim të figurës dhe veprës së tij.

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu, në këtë përvjetor të vdekjes së artistit të madh, tha se ai ka vetëm ditëlindje dhe se vepra dhe jeta e tij janë të pavdekshme, dhe përgëzoi nismat institucionale që Bekim Fehmiu të jetë një projekt shtetëror i Kosovës.

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu, edhe kësaj radhe tha se, Prizreni duhet të bëjë më shumë për, Bekim Fehmiun. Një fjalë rasti e mbajti edhe drejtori i Teatrit Profesionist të Prizrenit, Fetah Paqarizi, i cili tha se me nder dhe krenari ky Teatër e mban emrin e aktorit të madh shqiptar me famë botërore. Në nderim të aktorit të madh, Bekim Fehmiu, pjesëmarrësit kanë hedhur lule në lumin e Lumëbardhit aty ku u derdh hiri i trupit të vdekur të Bekimit./ prizreni tv