Në Prizren përurohen librat e akademikëve: Marenglen Verli dhe Beqir Meta nga Tirana
Në Prizren u bë përurimi i librave “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, të akademikëve: Marenglen Verli dhe Beqir Meta nga Tirana, raporton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu është përuruar edhe vëllimi Shqipëria në dokumentet amerikane, ku prezantuan edhe Andi Hadri dhe Ibrahim Gashi.
Në ceremoninë e rastit, që u mbajt në librarinë “Altera” në Prizren, folën edhe akademikët ishte një numër i pjesëmarrësve, të cilët patën edhe mundësi të parashtrojnë pyetjet e tyre lidhur me ngjarjet dhe rrethanat historike./ Gazeta e Prizrenit.