27-07-2024

Aksident në Qafë të Duhles, një veturë bëhet “llom”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në Qafën e Duhles.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të mëdha materiale, teksa bëhet e ditur se lëndime trupore ka pësuar një shofer.

Në pamjet e siguruara vihen re njësitet relevante të policisë, të cilat janë marrë me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Vetura e dëmtuar nga ky aksident është bartur me kamion.

Për shkak të aksidentit në fjalë, në aksin Suharekë-Shtime janë shkaktuar kolona të gjata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.