Në Prizren po kërkohet lirimi i objektit të një shkolle pjesë e “Mehmet Akifit”
Komuna e Prizrenit ka vendosur të kërkojë lirimin e objektit të shkollës “Yllka” në Prizren, pjesë e kolegjit “Mehmet Akif”, raporton KTV.
Asistenti i drejtorit, Mehmet Yaman, ka thënë për KTV-në se inspektorët e komunës kanë shkuar herët në mëngjes në këtë institucion parashkollor, duke kërkuar lirimin e objektit.
“Ka një vendim të kryetarit që ta lirojmë objektin, sepse ne e kemi pasur këtë objekt në shfrytëzim përmes një vendimi të mëhershëm të komunës. Tani na kanë dhënë një orë kohë që të lirojmë objektin por ka pasur një rezistencë të personelit këtu që të lirojnë objektin derisa inspektorët do të kthehen pasdite”, ka thënë ky zyrtar i shkollës.
Ai ka shtuar se presin që kryetari i Komunës së Prizrenit të anulojë këtë vendim.