Në Prizren janë vërejtur shumë ndryshime sa i përket vendvotimeve, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Disa qytetarë, por edhe në tavolinat ndihmëse në qendeat votuese kanë thënë se në shumë raste është dashur që votuesit të udhëzohen për qendrat tjera, e jo aty ku kanë votuar herën e fundit.
Sebiha Sagdati, Qazim Morina e disa qytetarë të tjerë, thonë se vazhdimisht kanë votuar në shkollën “Lekë Dukagjini” por kësaj radhe emri i tyre nuk figuron në këtë qendër.
Morina thotë se për këtë ka votuar në shkollën e Ortakollit./GazetaePrizrenit.net