Në Prizren rrihen mes vete familjarët
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Prizren.
Sipas policisë pas një mosmarrëveshje një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare (familjar) janë rrahur në mes vete.
Si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prizrenit.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare (familjar) janë rrahur në mes vete. Si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prizrenit. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.