17-05-2024

Në Prizren sekuestrohet një pistoletë

Sot, rreth orës 07:40 Njësiti i Narkotikeve ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e një të dyshuarit në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, gjatë kontrollit nga policia është gjetur një arme zjarri-pistolete e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.

I dyshuari pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e atij’

Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet.

Asnjë koment

Comments are closed.