Në Prizren sërish 20 lindje për tri ditë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 11 nga foshnjat janë vajza.

Shifra prej 20 foshnjave brenda tri dite, kohët e fundit po përsëritet, ndërsa mund të merret si e ulët, për një komunë si Prizreni, që është e dyta për nga madhësia pas Prishtinës. Kjo tregon për numrin në rënie të lindjeve. /“GazetaePrizrenit.net”/