Në Prizren edhe sot raportohet për dy raste, kur pronarët e lokalesh janë shoqëruar në Polici, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “Gazeta e Prizreni”.
Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova, dje pasdite është arrestuar i dyshuar, pasi është takuar, në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije.
Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin tjetër, në rr. Jusuf Gërvalla, është arrestuar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. Ai
është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. /GazetaePrizrenit.net/.