Në Prizren shfaqet dokumentari kushtuar regjisores së parë shqiptare, Xhanfize Keko
Sot, në ora 18:00 në kino-sallën e qendrës kulturore “Europa” të Prizrenit, do të shfaqet filmi dokumentar “Koha e Pelikules” kushtuar regjisores së parë shqiptare, Xhanfize Keko.
Dokumentari është realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj, i cili edhe do të jetë prezent gjatë shfaqjes.