24-11-2024

Në Prizren shfaqet filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj

Mbrëmë shumë banorë të Prizrenit shijuan shfaqjen e filmit në ballkonet dhe terrasat e tyre.
Në lagjen Ortakoll, në kuadër të projektit “DOKU N’BALLKON” është shfaqur filmi “Ballkoni” i regjisores kosovare Lendita Zeqiraj.

Aktiviteti është realizuar nga festivali “Dokufest” në bashkëpunim me komunën e Prizrenit.

“Shfaqja e filmit është pjesë e programit DOKU N’BALLKON, që ka për qëllim t’u përkujtojë qytetarëve të Prizrenit që në këtë kohë pandemie të kujdesen për shëndetin e tyre duke mbajtë distancën sociale.”, njoftoi Komuna e Prizrenit në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale.

Shumë banorë të Prizrenit shijuan shfaqjen e filmit në ballkonet dhe terrasat e tyre.

Në Kosovë deri më tani janë raportuar 862 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndër të cilët 622 janë shëruar dhe 28 kanë vdekur./AA

Asnjë koment

Comments are closed.