04-05-2025

Në Prizren sonte nis Finalja e Superligës: Bashkimi përballë Trepçës

Takimi zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00, dhe pritet të jetë një përballje emocionuese që do të japë sinjalet e para për rrjedhën e serisë finale.

“Mbetet të shihet se kush nga këto dy skuadra do të arrijë ta krijojë epërsinë nga finalja e parë”.

Bashkimi e siguroi finalen duke eliminuar Pejën në gjysmëfinale, ndërsa Trepça kaloi Prishtinën në serinë tjetër gjysmëfinale.

Kampion i Superligës për edicionin 2024/2025 do të shpallet skuadra që do të arrijë e para pesë fitore në serinë e ndeshjeve finale./G.S

 

Asnjë koment

Comments are closed.