26-03-2025

Në qendër të Rahovecit zjarr, një shtëpi bëhet ‘shkrumb e hi’

Një zjarr ka ndodhur mbrëmë në qendër të Rahovecit, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa akoma nuk dihet se a ka të lënduar nga ky incident.

pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se shtëpia është bërë ‘shkrumb e hi’./G. Sinjali

 

Asnjë koment

Comments are closed.