20-04-2024

Në Rahovec edhe 14 raste pozitive me koronavirus

14 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Rahovec të shtunën, ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Ai ka bërë të ditur se nga 17 mostrat e marra sot në këtë komunë, të gjitha raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me Covid-19, 14 kanë rezultuar pozitive.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka kërkuar disiplinë nga qytetarët e Rahovecit.

“Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19. Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët. Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.

Në total, deri tash në Rahovec janë konfirmuar 17 raste me koronavirus. Dy rastet që ishin konfirmuar të premten, ishin infermiere, që punonin në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.