Në Rahovec gjendet një person pa shenja jete

Në Rahovec gjatë ditës së djeshme është raportuar në polici se është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.